Haziri: Kurti s’e ka zgjidhur një çështje të vetme në dialog

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, vlerëson se kryeministrin Albin Kurti deri më tani ka pasur takime me presidentin serb sa për t’u takuar.

“Por asnjë marrëveshje e re nuk është arritur. Është biseduar dhe dakorduar lidhur me metodat e implementimit të marrëveshjeve që janë arritur nga ish-kryeministrat e Kosovës”, është shprehur Haziri, transmeton KlanKosova.tv.

“Ende nuk e kemi parë Kurtin në veprim për të zgjidhur një çështje të vetme në agjendën e cila pritet të shtjerret së bashku me ndërmjetësin ndërkombëtar, që në këtë rast është BE dhe Lajcak në emër të përfaqësuesit më të lartë të BE-së dhe lehtësimit të vjen nga SHBA-të”.

Në takimin e nesërm sipas tij prioriet duhet të jenë cështjet që janë para, derisa shton marrëveshjen përfundimtare

“Natyrisht, me marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila përfundon me njohje reciproke dhe i obligon të dyja palët që ta zbatojnë dhe, mbi të gjitha, me këmbëngulësi dhe me vullnet politik duhet të insistojmë që kjo të përfundojë sa më parë sepse status-quo është armiku më i madh i Kosovës, e cila sjell tensione. Në këtë rast, kapaciteti i gjetjes së zgjidhjeve tregohet, jo nëpërmjet policisë, por nëpërmjet dialogut”.