Publikohet raporti i fundit i IKSHPK-së

Në 24 orët e fundit janë dhënë 151 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë:

1.823.272 doza të vaksinës.

Deri më sot 820.906 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 812 testime, 27 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.