Haziri për Kurtin: I ligë, idhnak e i padinjitet, votuesit s’kanë me falë sa të jenë gjallë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, pas mos-ekzekutimin e pagave për mësuesit grevistë konsideron se kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ardhur në pushtet për të shkaktuar drama dhe për t’u viktimizuar.

Haziri, mes tjerash, Kurtin e quan të ligë, idhnak e padinjitet karshi qytetarëve e në veçanëti ndaj qytetarëve që i dhanë besimin të cilët sipas tij nuk do e falin sa të jenë gjallë, njofton Klankosova.tv.

“Albin Kurti nuk ka ardhë me qeveris, por për me bë dramë dhe me u viktimizu më pas. Madje, këtë e bën me një lehtësi të padurueshme. Sa i ligë, idhnak e i padinjitet u tregua karshi qytetarëve, veçanërisht atyre që ia dhanë besimin më 14 shkurt. S’kanë me ta falë. Jemi gjallë”.

“Nuk jemi njëjtë! Mos harroni, duke ‘lëpirë’ eshtrat e etërve, dëshmorëve e të zhdukurve, nuk qeveriset. Te gjallët jetojnë për të dëshmuar”, ka shkruar Haziri në Facebook.

Më poshtë e gjeni postimin e tij të plotë:

Përkitazi me situatën dramatike të krijuar nga kryeministri Kurti, po e përsëris statusin e para disa ditëve për krejt ata që nuk e kanë lexuar, me një koment shtesë pasi u dëshmua ajo që e kemi thënë vazhdimisht – Albin Kurti nuk ka ardhë me qeveris, por për me ba dramë dhe me u viktimizu më pas. Madje, këtë e bën me një lehtësi të padurueshme. Sa i ligë, idhnak e i padinjitet u tregua karshi qytetarëve, veçanërisht atyre që ia dhanë besimin më 14 shkurt. S’kanë me ta falë. Jemi gjallë!

Çka do të lini ju pas, kush feston për një ngjarje tuajen dhe para kujt me dërgu lule?!

Mësimi i kësaj klase politike që udhëheq me institucione duhet të jetë se Ne që shkaktuam procese e realizuam ëndrra, u mundësuam juve që 24 orë me më të dashurit tuaj, trup-rojet dhe sejmenët, të gjunjëzoheni para veprave tona, ikonave tona, varreve tona dhe të manifestoni me mjetet dhe mekanizmat që lamë trashëgimi.

Dikush ka vdekur për këtë ditë, dikush është në burg e dikush në Kuvend të Republikës dhe institucione.
Nuk jemi njëjtë! Mos harroni, duke ‘lëpirë’ eshtrat e etërve, dëshmorëve e të zhdukurve, nuk qeveriset. Te gjallët jetojnë për të dëshmuar!

A po besoni tash?!

Çka do të lini ju pas, kush feston për një ngjarje tuajën dhe para kujt me dërgu lule?!

Republika, mbi te gjitha! Udhës për t’u bashkuar edhe më shumë!