Haziri: Presidentja Osmani është bërë zjarrfikëse politike

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, e ka quajtur presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, “zjarrfikëse politike” në mes të Qeverisë dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Haziri sipas Dukagjini, ka deklaruar ndër tjera, se ndërkombëtarët po gjejnë mundësi për të komunikuar me institucionet e Kosovës vetëm përmes presidentes Osmani.

”LDK e ka votu atë si presidente me një siguri që e kemi kërku. Kemi mundur të bëjmë kërkesa politike. E vetmja kërkesë ka qenë ta zbatojë Kushtetutën, ta garantojë dialogun politik, social”.

”Presidentja na pat ardhë me një program edhe për ekonomi të gjelbër e ambient që ka me stimulu, përveç studimit të ligjit. Ne i kemi thënë a na garanton që je përfaqësuese kushtetuese e republikës”.

”Tani është bërë zjarrfikëse politike, sepse ajo krejt këto kriza të vogla, tani natyrisht partnerët se lënë Kosovën vetë. Po e shfrytëzojnë të vetmen mundësi me komuniku me institucionet tona”.