Haziri shkruan pak spanisht, thotë se Qeveria u befasua nga njohja e pasaportës: Falënderojeni Borellin, ju s’keni bërë asgjë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, thotë se zv/kryeministri Besnik Bislimi dhe këshilltari i MPJD-së Gani Jakupi, nuk kanë bërë asgjë për punën e njohjes së pasaportave të Kosovës nga Spanja. Për këtë njohje, ai thotë se duhet falënderuar Borrellin.

Tutje, Haziri e ka përmendur edhe pagën e Jakupit prej 7500 eurosh, duke thënë se edhe përkundër këtij fakti, i njëjti nuk ka bërë asgjë.

“Nada”, nga gjuha spanjolle “asgjë”, ripërsëritë Haziri se dyshja e përmendur më lartë nuk kontribuuan në njohjen e pasaportave.