Haziri: Virusi s’po përhapet as në xhami as në kishë, por nëpër vende të punës

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri thotë se kaluan një ditë të vështirë pasi humbën katër qytetarë nga covid-19 vetëm në 24 orët e fundit.

“Kemi pasur një ditë të rëndë për shkak të katër vdekjeve. Faktikisht dy vdekje kanë ndodhur gjatë natës së mbrëmshme në spitalin e përgjithshëm të Gjilanit ndërsa gjatë ditës janë regjistruar edhe dy të tjera që e rëndojnë ditën përderisa kemi një prej ditëve që ka pasur pak raste pozitive me Covid-19 që e ka cu Gjilan 538 raste aktive”, tha Haziri për RTV Dukagjini.

Haziri tha se burim i përhapjes së infeksionit në këtë komunë është bërë kontakti i punës.

“Institucionet komunale e dinë saktë në cilat shtëpi ekziston infeksioni por probabiliteti i ndaljes së përhapjes është i vështirë sepse burim i përhapjes së sëmundjes është kontakti i punës. Kemi reduktuar institucionet komunale dhe shtetërore”, theksoi ai.