Interit i hapet rruga për yllin e Barcelonës

Ivan Rakitiç është një ndër të përjashtuarit e Barcelonës për planin e tyre të
ardhshëm.

Trajneri Ernesto Valverde e tha publikisht, pas ndeshjes me Chelsean, ku theksoi se kroati duhet të djersijë më shumë për të mbajtur një vend titullari tek skuadra e tij. Afrimi i Frenkie de Jong dhe rikthimi i Sergi Roberto, ka bërë që 31-vjeçari të mos jetë më në planet e trajnerit spanjoll.

Një tjetër sinjal e ka dhënë edhe vetë klubi katalanas, që nuk ka ndër mend të rinovojë kontratën me Rakitiç, që i skadon më 30 qershor të vitit 2021.

Pas tij, prej kohësh është Inter. Klubi italian është ndër të vetmet që ka ruajtur interesin për mesfushorin dhe mund të ketë një lëvizje drejt tij, duke qenë se tek Barcelona i kanë bërë dalje kroatit dhe zikaltërit e presin krahëhapur në Milano.