Haziri: Vuçiq e evitoi njohjen de jure të Kosovës në mënyrë të suksesshme

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq arriti të shmangë suksesshëm njohjen e Kosovës përkundër presionit ndërkombëtar.

Haziri shpjegon se Kosova nuk guxon të ulet në tavolinë ku nuk përmendet njohja de-jure e pavarësisë nga Serbia dhe të arrihet marrëveshja finale e normalizimit të marrëdhënieve.

“Vuçiq e evitoi njohjen de jure të Kosovës në mënyrë të suksesshme. Nuk guxon të shkojë në tavolinë pa një kërkesë për marrëveshjen finale ku është njohja de-jure e jo vetëm de-fakto. Tani a mund të rezultojë një marrëveshje në fund të tregimit e pasuksesshme për të dy, është çështje që negociatat e tregojnë”, tha ai.

Tutje Haziri shton se në kohën kur ishte sjellë në Kuvend ratifikimi i marrëveshjes së Asociacionit, LDK ka qenë në opozitë.

“Në negociata të jetë më kokëfortë se sa në disa procese të brendshme. Kur e ka parë që në rrugë nuk po ka rezultat është futur në Kuvend dhe e ka paralizuar. E ka paralizuar sallën që përfaqëson vendin. Tani është kryeministër dhe tani i takon t’i bartë proceset. Qëndrimi i tij dhe i VV-së ka qenë kundërshtues prej fillimit. LDK ka qenë në opozitë kur e ka nënshkruar Asociacionin Thaci. Por e kemi votuar ratifikimin dhe letërkëmbimin e zonjës Mogherini. Ia kemi bërë vetes rolin tonë në këtë proces. Për neve një kohë ka qenë i papranueshëm”, përfundoi ai./T7