Gjithë bota kundër Serbisë sipas Vucic: Nuk jemi thes të na shqelmojnë kush do, sa herë do

I hidhëruar u paraqit në konferencë për media Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, e i akuzoi të gjithë rend, prej malazezëve, opozitën serbe, bashkësinë ndërkombëtare-vetëm perëndimorët, kroatët e kosovarët dhe i sfidoi të gjithë kur tha se nuk ja ndalon atij askush që të mbrojë popullin serb kudo që janë. Nuk do të shkoj në Mal të Zi në vizitën e planifikuar për Krishtlindje pasi, sipas tij, nuk do të ju japë mundësinë të gënjejnë përsëri për synimet e tij.

Pas takimit të dytë me Patriarkun Irinej të Kishës Ortodokse të Serbisë, i dyti sot herët në mëngjes, presidenti i Serbisë doli para mediave dhe kishte vendosur të mbaj një fjalim sfidues për të gjithë e ankua për standarde të dyfishta për Serbinë nga të gjithë.

Vucic theksoi se është “interes jetësor i Republikës së Serbisë mbijetesa e popullit tonë në Mal të Zi”. Sipas Vucic, po behët fjalë për “asimilim të me egërsi të serbëve në Mal të Zi”.

Ai ankua se si mund të ndodhë që një vizitë e tij private në një tempull të kishës ortodokse mund të shkaktojë kaq histeri, duke u shtirur thuajse nuk ka ndodhur asgjë këto javë.

“Për hir të qytetarëve të Serbisë që nuk e dinë se në Mal të Zi sipas regjistrit zyrtarë, 28.73 për qind janë serbë dhe as plot 45 për qind janë malazezë” tha Vucic e shtoi se “synimi i qartë i regjimit në Podgoricë është që në 2021’n kjo përqindje të bie ndjeshëm” shkruan Gazeta Metro.

Vucic tha se gjuha serbe në Mal të Zi nuk mësohet, por mësohet se Shën Sava me shpatë e zjarr e nënshtroi Malin e Zi…e këtë ju mësojnë në shkolla atyre 29 për qind të serbëve

Ai vazhdoi të bëjë krahasime me Maqedoninë e Veriut e shtoi se derisa shqiptarët atje me 25 për qind kanë të gjitha të drejtat, e Serbia e respekton Marrëveshjen e Ohrit, serbëve në Mal të Zi nuk ju lejohet gjuha dhe flamuri e ka represion ndaj tyre prej pushtetit. Ai shtoi paraprakisht se nuk turpërohen të flasin për popullin serb në Mal të Zi.

Të gjithë janë kundër serbëve sipas Presidentit Vucic, kur ju kërkohet ta njohin pavarësinë e Kosovës, kur nuk reagojnë ndaj fjalimeve të kroatëve, derisa s’ka ende reagim ndaj incidentit në Srebrenicë, për Reçakun- ku sipas Vucic vetëm të vërtetën po e flasin. Edhe mediat janë gënjeshtarë, shembull e mori agjencinë amerikane të lajmeve- Associated Press që kishte shkruar se “Vucic i hedhë benzinë zjarrit në Mal të Zi”, reagimi i Ambasadores Amerikane në Podgoricë po ashtu i pengoi Vucic pas djegies së flamurit malazez në Beograd.

“A nuk është e tmerrshme ajo që ndaloni e që në qare të caktuara merren vesh që të largohet flamuri i kishës serbe dhe i shteti serb nga çdo tubim, kështu që nuk do të mund ta shihni askund në disa rrethe të Malit të Zi. A nuk është e tmerrshme që nuk e pyetët popullin tuaj për pranimin e pavarësisë së Kosovës? pyeti Vucic.

“Në të gjitha këto kemi reaguar me qetësi dhe kemi respektuar të drejtën tuaj të vendosni. Pastaj keni guximin të na mbani leksione edhe pse bëmë gjithçka sipas konventës së Vjenës dhe sipas të gjitha standardet ndërkombëtare për të mbrojtur ambasadën tuaj, asnjë person nuk deshi të hyjë në ambasadë dhe askush nuk shfaqi qëllime të këqija përveç disa njerëzve të papërgjegjshëm që deshën të djegin flamurin” u ankua Vucic ndaj deklaratave të kryeministrit malazez, Dusan Markovic, që kishte thënë se incidenti i të enjtes ishte i tmerrshëm dhe shfaqte qëndrimin e pushteti serb.

Vucic nguli këmbë se ka trimërinë e gjithë botës ta mbrojë popullin e vet. Ai përmendi i nervozuar se kështu na thoshin edhe për Reçakun ambasadorët e Zvicrës dhe Anglisë e u përgjigj me arrogancë “Jo more”. Siç e paska vërejtur Vucic, gjithçka bëhet kundër serbëve është e “lejuar nga zoti”, e këto shtatë ditët e fundit e sheh këtë përndjekje të serbëve, që është temë kryesore, si dhe ai vet, në Kroaci “A ju thotë kush nga ambasadorët në Kroaci diçka, pyeti se a ka ndonjë temë tjetër përveç Vucic dhe Serbisë… Nuk keni dëgjuar, kjo është e lejuar- mëshoj Vucicit, Serbinë shqelmoje si di e mundesh” tha Vucic./gazetametro.net