Heqja e Gurit të Nënës Pashke, Prokuroria nis hetimet

Guri përkujtimor i Pashke Markut, nënës që dogji veten në vitin 2003 pas kthimit dhe varrimit të mbetjeve të djemve të saj të vrarë e të djegur nga kriminelët serbë, është hequr para disa ditësh nga një pronë private në Korenicë të Gjakovës.

Lidhur me rastin, Policia bën të ditur se ka njoftuar Agjencinë për Menaxhim të Monumenteve Memoriale.

“Fsh. Meje, Gjakovë 28.07.2023 – 11:22. Është pranuar informatë se në lokacionin e cekur është lëvizur një guri përkujtimor i cili ishte i vendosur në pronën e të dyshuarit mashkull kosovar. Në lidhje me rastin është njoftuar Agjencioni për Menagjimin e Monumenteve Memoriale”, njofton Policia.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Fokusi.info/