Heqja e vijave të kuqe nga LDK-ja, flet Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është pyetur për deklaratën e kryetarit të LDK-së, Isa Mustafës, se “i kanë hequr vijat e kuqe për partinë e tij”.

Veseli ka thënë se në vazhdimësi ka bërë thirrje që partitë politike të mos kenë vija të kuqe mes vete.

“Unë në vazhdimësi kam thënë, edhe gjatë fushatës elektorale, që partitë politike shqiptare të mos i përmendin vijat e kuqe sepse pastaj po vjen një moment kur gjërat nuk po përkojnë me premtimet që po bëhen në fushata elektorale. Pra, vazhdimisht kam qenë i kujdesshëm që të mos bëj deklarata vetëm për konsum politik,” – tha z.Veseli.

Partia Demokratike e Kosovës ka mbetur në opozitë gjatë dy qeverive të fundit, Hoti dhe Kurti, si rrjedhojë e vijave të kuqe të vëna nga rivalët politikë.