Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të mbajë mot i vranët dhe me shi.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se që nga e hëna në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Sipas IHMK-së, reshjet do të jenë më të theksuar kryesisht tri ditët e para të javës, ndërsa tutje mot i qetë dhe me intervale të shkurta me diell, shkruan lajmi.net.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius, transmeton lajmi.net.

“Do të fryjë erë nga jugu dhe verilindja me shpejtësi deri 17m/s, ndërsa në pjesën e Dukagjinit kryesisht në pjesën veriperëndimore, shpejtësia maksimale e erës mund të arrijë mbi 24m/s”, bën të ditur IHMK.

Sa i përket kushteve biometeorologjike me theks të veçantë cilësisë së ajrit, pritet të jetë e mirë, falë kushteve të favorshme meteorologjike.

Më poshtë ju sjellim temperaturat minimale dhe maksimale për dy ditët e ardhshme në qytetet kryesore të vendit.