Heshtja e Osmanit për rastin e Sylës, Kajtazi: Në shtëpi e ka sulmuesin e gazetarëve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka reaguar edhe pas 18 orëve për sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.

Heshtja e saj ka ngjallur reagime të shumta.

Ndër ta, edhe analisti Vehbi Kajtazi është shprehur i habitur me kërkesat e reagimet për heshtjen e Osmanit.

Sipas Kajtazit, Osmani e ka në shtëpi sulmuesin e mediave dhe gazetarëve.

Postimi i plotë:

Po me habitni me kerkesat per reagim te presidentes lidhur me sulmin fizik kunder gazetarit, Valon Syla. Presidentja e ka ne shpi sulmuesin e mediave dhe gazetareve.

Ai, Luan Dalipi e plote vartes te Albin Kurtit jane frymezues dhe lehtesues te sulmeve kunder gazetareve.

Vjosa Osmani eshte veç sherbetore e Kurtit dhe idhnake qe nuk e kapercen veten per te dale ne funksionin e saj kushtetues. Kot ka kompetenca. Eshte dhe do te mbetet vetem Vjosa Osmani!

Bashkëshorti i presidentës Prindon Sadriu, i pati cilësuar mediat si “ndërmarrje të përbashkëta krimnale”, të cilin status e pati fshirë mëpastaj.

Ndonëse gjuha e Sadriut ishte e qartë dhe e ashpër, presidentja Osmani e kishte mohuar se bashkëshorti i saj i quajti të mediat si ndërmarrje t përbashkët kriminale.

“Ai e qartëson shumë mirë, që në asnjë moment nuk i ka quajtur mediat “ndërmarrje kriminale”. Mjafton bre ta lexojnë. Nuk i ka quajtur mediat ndërmarrje kriminale, mjafton ta lexojnë”, kishte deklaruar presidentja Osmani në televizionin publik.