Mustafa arrin në Kuvend: Tani nënshkruajmë me NISMËN, Hoti po negocion me komunitetet

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka arritur në Kuvendin e Kosovës ku për pak pritet që të nënshkruajë marrëveshjen e koalicionit me Nismën Socialdemokrate.

Mustafa ka bërë të ditur se në të njejtën kohë me minoritetet marrëveshjen është duke e nënshkruar i propozuari për kryeministër, Avdullah Hoti.

“Sot kemi vetëm të finalizojmë, ta nënshkruajmë me z.Limajn, me partitë që përfaqësojnë komunitet është duke biseduar z.Hoti. Shpresoj që tani do të përmbyllet”, ka deklaruar ai.

I pyetur se a do të dorëzojnë emrin sot, ai tha se do të shikohet se si përmbyllen negociatat.

“Do ta shofim varet prej asaj se si përmbyllet, z.Hoti ka drejtuar negociatat, në momentin kur të përmbyllet do ta prezantojmë”, shtoi Mustafa