Heshtje për dosjet e publikuara të Gjykatës Speciale

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës njoftoi se i janë dorëzuar 4 mijë dosje të Gjykatës Speciale.

Këto dosje iu dorëzuan OVL-UCK-së siç pohuan ata në një konferencë për media nga një i panjohur mëngjesin e së hënës.

Gazeta inFokus ka siguruar dosjet të cilët i janë dorëzuar kësaj organizate në të cilat ka edhe emra të dëshmitarëve e dëshmi të tyre.

Në lidhje me këtë Gazeta inFokus ka kontaktuar me disa avokatë kosovarë të cilët janë të licencuar nga Gjykata Speciale dosjet sekrete të së cilës i janë dorëzuar OVL UCK-së, mirëpo asnjëri nga ta nuk ka qenë i gatshëm të deklarohet në lidhje me këto dosje.

Avokatët të cilët janë të licencuar nga Gjykata Speciale dhe me të cilët ka kontaktuar Gazeta inFokus po heshtin në lidhje me këtë çështje dhe sipas tyre nuk mund të prononcohen nëse nuk bëhet publike edhe përmbajtja e 4 mijë dosjeve të cilat pohon ti ketë OVL-UCK-ja.

Këto mijëra dokumente që u dorëzuan mëngjesin e së hënës në OVL, kryesisht janë korrespodenca dhe dëshmi dhe emra e adresa të dëshmitarëve si serbë ashtu edhe shqiptarë, e që kanë logon e Task Forcës Speciale të Hetimeve.

Personeli i kësaj të fundit prej vitit 2016 është pjesë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

As kjo e fundit nuk ka pranuar që të komentoj rrjedhën e këtyre dokumenteve, zëdhënësi i së cilës Christopher Bennet i ka thënë Infokusit se ZPS nuk do të komentoj asgjë.