Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e parë e marsit do të vijojë me mot të bukur dhe me temperatura maksimale në vlerat e normales për muajin që po hymë.

Sipas institutit, pas mëngjesit me ngrica të lehta nëpër disa vende, gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme, e lehtë deri mesatare. Java e ardhshme ashtu siç kemi parashikuar më herët, premton reshje të mjaftueshme”, thuhet në njoftim.