Hidhet në erë objekti gjashtë katësh në Shqipëri

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit në Shqipëri ka rrëzuar me shpërthim të kontrolluar një objekt në Durrës.

Objekti në bazë të ekspertizës ishte cilësuar si i pabanueshëm për shkak të dëmtimeve që ka pësuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Njoftimi i plotë

IKMT prish me shpërthim të kontrolluar pallatin 6 katësh

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka prishur sot me sukses me shpërthim të kontrolluar, një objekt pallat, gjashtë katësh në lagjën 7 Durrës.

Objekti, pas ekspertizës së thelluar, rezultoi i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe paraqiste rrezikshmëri.
Për prishjen e këtij objekti, IKMT hapi 350 furnela (vrima) dhe përdori 8.5 kilogramë lëndë eksplozive c4.