Konjufca uron qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, me rastin e festës së Vitit të Ri.

“Të gjithë qytetarëve të Kosovës ua uroj Vitin e Ri! Viti 2020 sjelltë shëndet e mbarësi për secilin. Qoftë ky vit i mirëqenies për familjet tona.

Të shpresojmë e të punojmë të gjithë së bashku që Republika e Kosovës të hapërojë shpejt në rrugën e zhvillimit dhe të drejtësisë. Gëzuar!”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit Konjufca.