Higuain rikthehet sërish në Seria A, por jo te Juventusi

Gonzalo Higuain është gati të rikthehet të luajë në Serinë A pas 6 muajsh në Premier League, ku ishte totalisht në hije tek Chelsea. Pas aventurave me Napolin dhe Juventusin, sulmuesi 31-vjeçar pritet që këtë herë të luajë me Romën.

Sipas “Correire Dello Sport”, Juventus e Roma kanë arritur një marrëveshje për transferimin e sulmuesit te kryeqytetasit. Roma fillimisht kërkoi të marrë lojtarin në formë huazimi, ku Juvja do të të kontribuojë për pagën e lojtarit.

Higuain do të transferohet te Roma në formë huazimi, por verdhekuqtë do të paguajnë 12 milionë euro. Roma ka në favor klauzolën e blerjes 100% të kartonit të lojtarit pas një viti. Pritet që Higuain të ulë disi pretendimet financiare, 13 milionë euro në sezon, një shumë disi e lartë për arkën e Romës.