Mehmetaj: Dënimi i “Calit” skandaloz, po mbahet në burg për një vrasje që s’i dihet autori

Dhomat e Specializuara në Hagë sot kanë shpallur vendimin e Apelit për rastin e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Paneli i Apelit ka vendosur që Mustafës t’ia ul dënimin nga 26 në 22 vjet burgim.

Në “Debat Plus”, gazetari Lirim Mehmetaj, tha se Salih Mustafa është dënuar pa pasur prova. Sipas tij komandant “Cali” i ka marrë 22 vjet burgim për një vrasje që nuk i dihet autori e as detajet tjera.

“Sot është konfirmu me majtë në burg një person për një vrasje që nuk I dihet autori, vendodhja as koha. Vendimi është 360 faqe jo krejt kanë mundësi me lexu, i dinë cilat janë akuzat por nuk e dinë saktësisht… Akuza kryesore ka qenë për vrasjen e një personi. Vendimi i gjykatës speciale, thotë se trupi gjykues vëren se dëshmitë janë të ndryshme sa i përket datës se kur është gjetë kufoma. Dëshmitarët që kanë tregu ku është gjetë kufoma… këtu nuk ka prova, trupi gjykues e pranon se nuk ka prova”, tha ai.

Sipas tij “Cali” u dënua përkundër që nuk pati prova, por vetëm bazuar në disa deklarata të dëshmitarëve.

“U dënu me 22 vjet sepse disa dëshmitar edhe pse s’ka fakte e bëjnë atë fajtor as për vrasje direkte as për të urdhëruar as që e ka bërë UÇK, por për mbajtjen e një personi në një qendër që nuk ka fakte, vetëm dëshmitarët e thonë”, tha ai.

Tutje ai i ka renditur disa nga deklaratat e dëshmitarëve të cilët ishin të ndryshme nga njëra-tjetra:

“Një dëshmitar thotë se plumbi ka qenë në anën e djathtë të stomakut të viktimës

Tjetri, ka thënë se plumbat fillimisht ndodheshin në pjesën e pasme të kokës

Tjetri në vrimën e majtë të viktimës dhe se nuk ka vërejtur diçka tjetër”.

Sipas Mehmetajt trupi gjykues e ka pranuar se nuk e di saktësisht kush e ka vrarë viktimën dhe se ka hedhur dyshime se edhe forcat serbe mund ta kenë vrarë.