Ahmeti takohet me Palmer

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në Ambasadën Amerikane në Shkup realizoi takim me Matthew Palmer, zv. ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Daniel Konstelancik, drejtor për Ballkanin në Departamentin e Shtetit dhe ambasadoren e SHBA-ve në Maqedoninë e Veriut, zonjën Kate Byrnes.

Në takim u bisedua për zhvillimet politike në Maqedoninë e Veriut, anëtarësimin në NATO si dhe zgjedhjet e parakohshme.

“BDI është garantues i Marrëveshjes së Prespës, asaj të Ohrit dhe marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë nga çka nuk ka kthim pas në asnjë rrethanë”, tha Ahmeti në takim.

Lideri i BDI-së Ahmeti falënderoi autoritetet amerikane për ndihmesën e madhe në përpjekjet tona për të marrë datë për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian, por akoma më shumë për ecurinë e shkëlqyer të anëtarësimit tonë në NATO në muajt vijues.

SHBA mbështesin tërësisht përpjekjet euroatlantike të Maqedonisë së veriut dhe reformat në vend, në veçanti në sundimin e ligjit.