Himarë, gomonia pa motor i lë në mes të detit

Policia Kufitare ka ndihmuar dy shtetas, të cilët rrezikuan jetën ditën e sotme në ujërat detare të Dhërmiut.

“Rreth orës 13:45, pas njoftimit të marrë se 2 persona rrezikonin jetën në det për shkak të erës, menjëherë u organizua puna dhe shërbimet e Policisë Kufitare të Stacionit Policor Dhërmi bënë të mundur shpëtimin e dy pushuesve”, – thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se ata kishin dalë me gomonen (pa motor) për të lundruar, por për shkak të kohës së paqëndrueshme, i kishte shtyrë era e madhe në thellësi të detit./GSH/