Palmer : Të angazhohen seriozisht dhe sa më shpejt Kosova e Serbia për procesin e dialogut

Sërish e ka bërë të qartë, zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit Palmer që dialogu Kosovë-Serbi të merret me seriozitet nga të dy palët, dhe që ky proces të shtyhet përpara sa më shpejt.

Në një intervistë për Deskun, Palmer ka bërë edhe njëherë të ditur se ende nuk mundë të përcaktoj ndonjë afat kohor për dialogun.

“Unë hezitoj të përcaktoj se kur do të vendoset ndonjë afat kohor specifik për dialogun. Por ne absolutisht ndajmë qëllimin e partnerëve tanë të Bashkimit Evropian për të shtyrë procesin përpara. Ne do t’i inkurajojmë fuqishëm Beogradin dhe Prishtinën që të angazhohen seriozisht në të dhe t’i shtyjmë gjërat sa më shpejt që është e mundshme”, tha Palmer.