Hiqen rrethojat e Qeverisë: A ka lidhje kjo me protestat e paralajmëruara nga VV?

Rrethojat e hekurit të vendosura te objekti i Qeverisë së Republikës së Kosovës, kanë nisur të largohen nga disa punëtorë.

Këto rrethoja po largohen vetëm pak ditë pasi pritet të behët ndërrimi i qeverisë, ku në krye të ekzekutivit pritet të vijë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Nuk dihet ende se kush e ka marrë këtë vendim, dhe a është i çastit apo i diskutuar më herët.

Kohët e fundit aktivistët e VV-së kanë bërë thirrje për protestë e rezistencë, dhe heqja e rrethojës potencialisht mund të rriste afërsinë e protestuesve me objektin e Qeverisë.

IndeksOnline ka parë nga afër largimin e tyre, mirëpo deri tani askush nuk është deklaruar për këtë veprim.