Historia e suksesshme e politikanit shqiptar në Britani (video)

Kastriot Berberi është i pari dhe i vetmi politikan shqiptar i zgjedhur me vota të drejtpërdrejta nga populli britanik. Ai është anëtar i Këshillit Bashkiak te “Waltham Forest” të Londrës, “London Borough of Waltham Forest”, në Mbretërinë e Bashkuar.

Kastriot Berberi është zgjedhur për herë të parë me vota të drejtpërdrejta si anëtar i Këshillit Bashkiak të “Waltham Forest” të Londrës, si kandidat i Partisë Laburiste në zgjedhjet lokale në Britani të 22 majit më 2014 dhe irizgjedhur për mandatin e dytë radhazi më 3 maj 2018 në Londër (mandate 4 vjeçare; 2014-2018, 2018-2022), raporton TCH.

Berberi është një shtetas shqiptaro-britanik që jeton dhe punon në Londër që nga qershori i vitit 1997.