Horoskopi për ditën e sotme, e shtunë 3 mars 2018

 Horoskopi ditor për diten e shtunë 3 mars 2018-Horoskopi shqip
DASHI 21. mars – 20. prill

Një klime e qete dhe e ngrohte do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite sot ne jetën tuaj ne çift. Do e vlerësoni shume mbështetjen qe do iu japë partneri ne çdo fushe dhe do e falënderoni ne mënyrë te veçante atë. Beqaret nuk duhet ta humbin kohen duke u marre me kërkimin e dashurisë. Situata financiare do konsolidohet. Me ne fund do shpenzoni pa pasur frike se mos mbeteni pa para.
DEMI 21. prill – 21. maj

Do e thelloni edhe me tepër marrëdhënien ne çift gjate kësaj dite dhe do bashkëpunoni me tepër me personin qe keni ne krah. Emocionet do jene me te forta. Edhe beqaret do ia kalojnë me se miri fale disa takimeve interesante qe do kryejnë. Financat nuk do mund te tronditen nga askush dhe asgjë. Do ndiqni një strategji strikte dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli.
BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Asgjë për t’u veçuar sot ne jetën tuaj ne çift. Komunikimi do vazhdoje te mbetet i mire dhe do e toleroni here pas here njeri-tjetrin. Beqaret nuk do jene ne humor dhe do refuzojnë disa ftesa qe do iu bëhen. Përfitoni nga koha e lire për te qëndruar me shume kohe me familjaret. Ne planin financiar mos hidhni asnjë hap pa qene te sigurt për përfundimin.
GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Dite e mbushur me surpriza te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Ai qe keni ne krah do ketë menduar çdo gjë ne detaje dhe do ua beje çdo moment me emocionues. Edhe për beqaret çdo gjë do shkoje sipas parashikimeve. Ne planin financiar mund te ketë disa te papritura jo te këndshme nëse nuk tregoheni te duruar dhe nëse nuk shpenzoni kuturu.
LUANI 23. korrik – 22. gusht

Do kuptoheni me se miri me partnerin tuaj sot dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli mes jush. Përfitoni nga kjo dite edhe për te marre vendime te rëndësishme. Beqaret do jene mjaft joshës dhe do bëjnë për vete një person shume te veçante. Rrjedha e jetës suaj mund te ndryshoje rrënjësisht. Financat duhen pasur gjithë kohës ne vëmendje.
VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Edhe pse mjedisi yjor nuk do jete shume i favorshëm për jetën tuaj ne çift, ju do arrini te ruani ekuilibrin financiar. Si ju ashtu edhe partneri do jete me i qarte për atë qe do dhe do e dini çfarë hapash te hedhin. Edhe për beqaret do jete një dite e favorshme. Shfrytëzojeni sa te mundni! Ne planin financiar mos shpenzoni kuturu qe te mos keni vështirësi.
PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Përgatituni për ndryshime rrënjësore sot ne jetën tuaj ne çift. Ambienti do jete me i ngrohte dhe do e keni te lehte te flisni hapur për gjithçka. Beqaret do jene shume joshës, mirëpo nuk do e takojnë as sot personin për te cilin kane ëndërruar gjate. Te ardhurat do kenë disa përmirësime, megjithatë shpenzimet duhet te vazhdojnë te kryhen me kujdes.
AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Partneri do iu jap enje lajm shume te rëndësishëm gjate kësaj dite dhe kjo do iu beje te ndiheni për mrekulli. Orët e mbrëmjes do jene te nxehta dhe drithëruese. Shfrytëzojini! Beqaret duhet te mendohen mire për te gjetur se çfarë duan te bëjnë ne te vërtetë para se te hedhin çdo hap. Ne planin financiar nuk do keni shume fat, por as ndonjë problem serioz.
SHIGJETARI  23. nëntor – 21. dhjetor

Do jeni shume te sigurte për lidhjen qe keni krijuar dhe çdo gjë do shkoje për mrekulli. Do komunikoni për çdo gjë dhe do i buzëqeshni gjithë kohës njeri-tjetrit. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te krijuar një lidhje te qëndrueshme. Çdo gjë do jete ne dorën e tyre. Ne planin financiar duhet te tregoheni te matur dhe te mos kryeni operacione te mëdha.
BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Plutoni do i mbroje gjate gjithë kohës ata qe janë ne një lidhje dhe nuk pritet as problemi me i vogël. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje do e sqarojnë gjithçka. Beqaret do vazhdojnë te kenë te njëjtin status. Mos kërkoni te bëni asgjë me inat. Një menaxhim i keq i financave do iu çonte drejt problemeve serioze sot. Tregohuni shume te kujdesshëm.
UJORI 21. janar – 19. shkurt

Do keni shume debate sot me atë qe keni ne krah dhe nuk do arrini dot te jetoni qetësisht. Me mire do ishte te qëndroni larg njeri-tjetrit për disa kohe. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë prandaj nuk do e ndiejnë shume nevojën për te krijuar një lidhje. Ne planin financiar do keni shume fat dhe do e stabilizoni shume shpejt situatën.
PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Dite shume e bukur dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Edhe ata qe kane pasur zënka do pajtohen dhe do shohin me optimizëm drejt se ardhmes. Beqaret do kalojnë momente te mrekullueshme pranë te afërmve. Ne planin financiar Jupiteri do iu ndihmoje te rregulloni problemet financiare dhe te filloni te bëni disa kursime.

www.fokusi.info