Lajçaku takon sot opozitarët

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të jetë sot në Kosovë.

Ai në Zyrën e BE-së pritet t’i takojë liderët e partive opozitare, Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinajn e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.