Hoti: E përjetuam kohën kur Qeveria vendos vet të mos marrë pjesë në takimin lidhur me Procesin e Berlinit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti, për mos pjesëmarrje në takimin e Procesit të Berlinit që mbahet në Tiranë.

Hoti ka thënë se Kosova e përjetoi përjashtimin nga ushtrimet e përbashkëta me NATO-n,

”Kosovës i vendosen sanksione nga Bashkimi Evropian”, vazhdon Hoti.

Shton se “Kosova vendos vetë të mos merr pjesë në takimin lidhur me Procesin e Berlinit”.

”Një qeveri normale, e angazhuar për integrim euro-atlantik të Kosovës, nuk ia bën Kosovës këto dëme”, ka shkruar ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.