Liverpool e fiton derbin lokal ndaj Evertonit, shënoi edhe Shaqiri (Video)

Liverpool e ka fituar derbin kundër rivalëve lokal të Evertonit, duke i mposhtur me rezultat 5 – 2 në ‘Anfield Road’.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, kur që në minutën e 6-të, Divock Origi kaloi Liverpoolin në epërsi. Në minutën e 17-të, u përkujdes Xherdan Shaqiri që ta dyfishojë epërsinë e Liverpoolit. Ky ishte goli i parë për Shaqirin këtë edicion në Premierligë.

Everton në minutën e 21-të u rikthye në lojë, duke gjetur golin me anë të Michael Keane.

Divock Origi u regjistrua sërish në listën e golashënuesve, kur në minutën e 31-të realizoi për 3 – 1, ndërsa Sadio Mane, në minutën e 45-të thelloi epërsinë e Liverpoolit në 4 – 1.

Minutat shtesë të pjesës së parë, sollën edhe një gol për Everton, të realizuar nga Richarlison.

Pjesa e dytë solli vetëm një gol, dhe atë e realizoi Wijnaldum në minutën e 90-të, për fitoren e Liverpool prej 5 – 2 .

Me këtë fitore, Liverpool shkon në numrin e 43 pikëve, tetë më shumë se Leicester City, që renditet në vendin e dytë.

https://www.youtube.com/watch?v=vEOHvjhBCN4