Hoti emëron drejtorin e ri të ATK-së dhe drejtorin e Doganave

Pas shkarkimit të Rashit Qalajt nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Avdullah Hoti ka shkarkuar nga detyra ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikatë dërguar mediave.

Hoti ka emëruar Bajram Rexhën, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, dhe Ekrem Hysenajn ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kosovës.

Komunikata e plotë:

Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në rekomandimet e Ministres së Financave, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka marrë vendim për t’i liruar nga detyra ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës.

Në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Bajram Rexha, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, dhe z. Ekrem Hysenaj ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kosovës.