Hoti emëron Sylë Vitinë këshilltar politik dhe drejtor të zyrës për çështje të kategorive të dala nga lufta e UÇK-së

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka emëruar Sylë Vitinë, këshilltar politik dhe njëherit Drejtor të Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në mbështetje të përgjegjësive të tij kushtetuese, emëroi sot z. Sylë Vitia Këshilltar Politik dhe Drejtor të Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Sipas njoftimit të ekzekutivit, Vitia do të punojë me prioritet për kërkesat e kësaj kategorie.

“Përveç detyrave të tjera të parapara, z. Vitia do të punojë me prioritet për shqyrtimin e të gjitha kërkesave të kësaj kategorie, të cilat presin përgjigje”, thuhet me tutje në njoftim.