Thaçi në Nju Jork takon presidenten e Kroacisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se në Nju Jork ka takuar presidenten e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarović, transmeton fokusi.info.

“Në Nju Jork kam takuar presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, me të cilën kemi bashkëbiseduar për mundësinë e rritjes së shkëmbimit më të madh diplomatik dhe ekonomik ndërmjet dy shteteve tona. Kroacia është një shembull i mirë i suksesit për rrugën që duhet të ndjekë Kosova drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkim Evropian”, ka shkruar Thaçi./Fokusi.info/.