Hoti i del në mbrojtje Klan Kosovës: “Nuk do të mund ta mbyllni, kot lodheni”

Ish kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, i ka dalë në mbrojtje televizionit Klan Kosova, pas vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit.

Në llogarinë e tij në Facebook, Hoti pyet: “Të mbyllet një televizion pa procedurë gjyqësore?!”

Ai tutje shton se vetëm regjimet totalitare bëjnë veprime të tilla dhe se kjo është çmenduri!

“Nuk do të mund ta mbyllni. Kot lodheni. Por vetëm përpjekja është shqetësuese”.

“Si do të reflektohet kjo në Këshillin e Evropës?!”, përfundon postimin Hoti, duke e etiketuar faqen e Klan Kosovës.