Hoti njofton se studentët në Universitetin e Prishtinës do të mbajnë mësim virtual

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, njëherësh edhe profesor në Universitetin e Prishtinës ka njoftuar se mësimi në këtë institucion arsimor do të bëhet në mënyrë virtuale.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti tha se po pret me padurim t’i kontaktojë studentët për të kompensuar orët e humbura.

“Personeli i Universitetit të Prishtinës sot është njoftuar për përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e mësimit virtual. E përgëzoj Rektoratin për këtë veprim shumë me vend në situatën e krijuar. Pres me padurim të jem në kontakt me studentët e mi për të kompensuar orët e humbura”, ka shkruar Hoti.

Kujtojmë se dje, Qeveria e Kosovës ka marr vendim që të ndërpritet procesi mësimor në Kosovë, në të gjitha nivelet deri më 27 mars, me qëllim të parandalimit të infeksionit koronavirus.