Hoti për vdekjen e 26-vjeçarit: Nuk përligj gabimet e mundshme, neglizhencën e jo profesionalizmin

I nominuari për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti ka reaguar sot pas vdekjes së 26-vjeçarit nga Gjilani në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo është një humbje e madhe si për familjen ashtu edhe për qytetarët.

Postimi i plotë:

Perfundimi tragjik i nje te riu, i sapo kthyer nga studimet ne Gjermani, eshte dhembje e madhe per familjen dhe per secilin prej nesh. Si qytetar dhe si prind, i shpreh ngushellime familjes se te ndjerit, atyre qe e kane njohur dhe qytetareve te Gjilanit.

Ne keto momente duhet te jemi te kujdesshem e te durueshem ne kerkim te pergjigjes se si na ndodhi e gjithe kjo. Karantinimi eshte perdorur dhe po perdoret per te parandaluar shperndarjen e virusit. Por, pa dashur te paragjykoj asgje, kjo nuk perligj gabimet e mundeshme, neglizhencen e jo profesionalizmin.

Te gjithe jemi te zemruar, por zemerimi nuk na ndihmon ta gjejme te verteten. Na duhet durim dhe veprim profesional e gjitheperfshires i organeve te ligjit per te zbardhur rastin dhe per te qene te pergjegjshem para familjes se te ndjerit.