Supremja mori vendim për 1806 pakot me fletëvotime nga diaspora

Gjykata Supreme ka miratuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për të numëruar edhe 1806 pakot e fundit me fletëvotime të ardhura nga diaspora.

Lajmin e ka dhënë Nazlie Bala, anëtare e VV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Sapo na erdhi lajmi i mirë: Gjykata Supreme e miratoi ankesën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të numëruar edhe 1806 pakot e fundit me fletëvotime nga mërgata”, ka shkruar Bala në profilin e saj në Facebook.

KQZ pasi të pranoi vendimin e Gjykatës do të vendos për kohën e numërimit të votave.