Hoti: Qytetarët po presin formimin e Qeverisë, është i pakuptimtë prolongimi i këtij procesi

0
498

U bënë 3 muaj që kur u mbajtën zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019 ku si parti e parë fituese doli Lëvizja Vetëvendosje. Edhe pse kishte shumë takime ndërmjet VV-së dhe LDK-së, ato ende nuk arrijnë marrëveshja për qeverisje të përbashkët.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Afrim Hoti, në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se është e domosdoshme formimi i qeverisë.

Sipas tij, qytetarët janë duke pritur formimin e qeverisë dhe krijimin e institucioneve të reja.

“Unë mendoj se e rrugës do të ishte të kishim një marrëveshje sepse me të vërtet është e pakuptimtë prolongimi i këtij procesi deri në pambarim. Kohë më parë pata deklaruar se procesi zgjedhor në Kosovë do të stagnojë shumë ritme duke përfshirë këtu edhe integrimin e Kosovës dhe çështjen e liberalizimit në Bashkimin Evropian dhe fatkeqësisht kjo po vërtetohet për faktin se qytetarët ende janë duke pritur institucionet e tyre dhe është më së e domosdoshme të ketë një marrëveshje dhe krijimin e institucioneve të reja”.

Hoti shtoi se nuk mund të imagjinohet një qeverisje pa Lëvizjen Vetëvendosje dhe sipas tij nuk ka mundësi të formimit të institucioneve të reja me ndonjë subjekt tjetër veç se me LDK-në

“Unë mendoj që në kontekstin aktual dhe me rezultatin ose me matematikat zgjedhore të datës 6 tetor nuk mund ta imagjinojë një qeverisje pa Lëvizjen Vetëvendosje si fituese e këtyre zgjedhjeve dhe nëse VV-ja është deklaruar në mënyrë publike dhe të hapur se partnerit i vetëm mbetet LDK-ja atëherë nuk shoh mundësi të formimit të institucioneve të reja me ndonjë subjekt tjetër”.

Ai tha se edhe ndarja e posteve është çështje matematikore e dy subjekteve politike.

“Kjo është çështje e këtyre subjekteve dhe është çështje e matematikave të cilat deri në një instancë edhe mund të kuptohen se tek e fundit rezultati zgjedhor synohet për të arritur për të fituar sa më shumë pushtet politik por megjithatë kemi një vi të kuqe e cila nuk guxon të tejkalohet dhe kjo nënkupton që institucionet nuk duhet asnjëherë të rrezikohen në favor ose në dëm të ulëseve ose të pushtetit”.

“Sepse kërkesa mendoj që ishte e pa vend sepse në mënyrë të shkruar askund në kushtet nuk i jepet një diskrecion i tillë presidentit dhe mbi këtë bazë mendoj që ai tash ka kuptuar që nuk ka shumë mekanizma në duar për të ecur përpara dhe e tëra që i mbetet është të pres për nominimin zyrtar me shkrim të kandidatët për kryeministër dhe të ecet më tej me formimin e institucioneve”, tha Hoti për Ekonomia Online.