Hoti: Të japin dorëheqje ekipi dialogues dhe qeveria

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që ta shpallë jokushtetues këtë vendim.

“Gjykata kushtetuese ka folur qartë dhe zëshëm që ligji për dialogun është antikushtetues me këtë vendim dhe se dialogu duhet të ketë kompetenca kushtetuese”.

“Kosova është dëmtuar shumë nga pazaret antikushtetuese të koalicionit PAN, shkelje është bërë edhe me draft-rezolutën edhe me platformën dhe tani shkelja përmes nxjerrjes së ligjit për dialog”.

Hoti është shprehur i bindur që ekipi dialogues dhe Qeveria duhet të japin dorëheqje dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

“Ky rast është i fituar pasi të gjitha argumentet kanë qenë në anën tonë”.