Sondazhi i fundit, këto janë rezultatet e partive politike

Në një sondazh të fundit që mat disponimin e qytetarëve për partitë politike, del se Vetëvendosje, parti që udhëheq Qeverinë e Kosovës, do të merrte 39.4% të votave të deklaruara.

Sipas gjetjeve të sondazhit, partia e dytë e preferuar nga qytetarët është LDK me 24.7% të votave , ndërkaq e treta me 23.9% do të dilte PDK.

Sondazhi është publikuar sonte nga Klan Kosova.

Sondazhi ka nxjerr AAK-në e Ramush Haradinajt në 6.6%, ndërsa sipas rezultatit partitë tjera, nuk do ta kalonin pragun zgjedhor për t’u bërë parti parlamentare.