Hoti thërret konferencë për medie

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot do të mbajë konferencë për medie, ku pritet të propozojë shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme.

Lajmi u bë i ditur përmes një njoftimi nga Zyra e Kryeministrit.

Konferenca do të fillojë nga ora 16:00, dhe të do mbahet në oborrin e Qeverisë.