Abdixhiku: Të tërhiqet ligji për zgjedhjet, ose Kurti na dërgon në zgjedhje!

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku beson që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po e shantazhon opozitën.

Sipas tij, ngritja e çështjes së ndryshimit të Ligjit për Zgjedhjet në mënyrë të paprecedentë dhe pa konsultime, rrezikon gatishmërinë për të qenë konstruktiv, transmeton Indeksonline.

“LVV Në mënyrë të paprecedentë dhe pa konsultime thirri për ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve . Ky ligj duhet të jetë pjesë sistemor i reformës zgjedhore. LVV dhe Qeveria e LVV-se me veprimet e sotme kanë përjashtuar opozitën. Në të vërtet janë veprime me qëllime të shantazhimit të opozitës së vendit. Nuk është e zonja që të qeverisë me vendin. Kryeminsitrin Kurti u mundua të shtantazhoj duke thënë se nuk votohet presidentin, do të shkohet në zgjedhje.”

“LDK është konstruktive dhe kryesia e saj që të marr pjesë në zgjedhje të presidentit të vendit. Veprime të tilla të Kurtit të përkthyera në shantazh, rrezikojnë gatishmërinë për të qenë konstruktiv, i bëj thirrje Kurti që të heqin dorë nga ky shantazh dhe nga logjika shtantazhuese. I bëjmë thirrje që të hap debatin mbi reformën zgjedhore”, tha Lumir Abdixhiku.