Hoti: Vendimi për uljen e pagave është joligjor

Qeveria e Kosovës sot ka miratuar projektligjin e Pagave.

Sipas këtij projektligji, pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve do të ulen.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti.

Ai, ka thënë se vendimi i sotëm i Qeverisë është joligjor.

Hoti thotë se këta që sot e kanë marrë këtë vendim, e dinë mirë se vendimi është joligjor.

Postimi i tij i plotë:

Në kohë krize, me inflacionin më të lartë në 30 vite, pagat duhet të rriten e jo të ulen.

Pagat në sistemin e drejtësisë nuk duhet të preken. Vendimi i sotëm i Qeverisë është joligjor. Kjo çështje është shqyrtuar në shkurt 2020 kur është marrë vendimi për uljen e pagave vetëm për kabinetin qeveritar nga koalicioni i atëhershëm VV-LDK, e jo edhe për sistemin e drejtësisë. Këta që sot e kanë marrë këtë vendim, e dinë mirë se vendimi është joligjor.

Deri në miratimin e ligjit të pagave, duhet të rriten pagat së paku sa norma e inflacionit pët arsim, shëndetësi, administratë, polici e FSK dhe sektorë të tjerë që janë me paga të ulëta.