Hoti, Vjosa Osmanit: Pse po heshtë? Po qëndron krah pushtetit në shkatërrimin e raporteve me SHBA-të

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e ka akuzuar presidentin Osmani për heshtjen e saj pas anulimit të “Defender 2023”.

Hoti shkruan se presidentja po qëndron krah pushtetit në shkatërrimin e marrëdhënieve të Republikës së Kosovës me SHBA-të, transmeton Fokusi.info

“Komandantja Supreme e Forcave të Armatosura asnjë fjalë s’e nxjerr nga goja për përjashtimin e ushtrisë të cilën e komandon, nga ushtrimi më i madh që është mbajtur ndonjëherë në rajon – “Defender 2023”.
Shefja e shtetit po qëndron krah pushtetit në shkatërrimin e marrëdhënieve të Republikës së Kosovës me aleatin kryesor që garanton sigurinë e shtetit të Kosovës, SHBA-në.
Si çdo republikë parlamentare, edhe Kosova e ka Presidentin posaçërisht për raste të tilla – për të mbajtur balancet institucionale dhe për t’ia pamundësuar mazhorancës veprimet që dëmtojnë interesat shtetërore duke ndjekur interesat e tyre elektorale” shkruan Hoti në reagim.