Pasi u dënua për mungesë të maskës, flet Xhavit Haliti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti është dënuar sot nga policia pasi kishte harruar ta vendoste maskën.

E për këtë është ka folur vetë deputeti Haliti, i cili ka sqaruar situatën.

Ai ka thënë se derisa po kalonte në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, kisha harruar të vendosë maskën, dhe is rrjedhojë ishte dënuar.

ndërsa ka ftuar të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të mos lëvizin pa maskë.

Postimi i plotë:

Sot, derisa po kaloja në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë, kisha harruar të vendosë maskën, dhe si rrjedhojë mora një gjobë nga Policia e Kosovës.

I ftoj të gjithë qytetarët që, në mbrojtje të shëndetit të tyre dhe të tjerëve, të bëjnë kujdes dhe mos të lëvizin pa maska mbrojtëse.