Hovenier pas mobilizimit ushtarak serb afër kufirt me Kosovën: Jemi të shqetësuar, bëjmë thirrje për de-eskalim të menjëhershëm

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar pas telefonatës që Këshilltari për Çështje të Sigurisë Kombëtare i Presidentit Joe Biden, Jake Sullivan, ka realizuar mbrëmë me Kryeministrin Albin Kurti.

Hovenier ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth mobilizimit ushtarak të Serbisë afër kufirit me Kosovën.

Ai ka bërë thirrje për de-eskalim të menjëhershëm si dhe zbatim të marrëveshjes nga të dy palët.

“Telefonata e rëndësishme mes Këshilltarit Sullivan dhe Kryeministrit Albin Kurti. Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth mobilizimit ushtarak të Serbisë afër kufirit me Kosovëm. Bëjmë thirrje për de-eskalim të menjëhershëm dhe konsiderojmë se implementimi i plotë i marrëveshjes nga të dy palët, e arritur në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian që të arrihet stabilteti”, ka shkruar Hovenier në platformën “X”.