Hoxha i VV-së ‘kërcënon’ Escobarin: Nëse insiston për Asociacion, harta e Maqedonisë ndryshon

Gabriel Escobar, emisari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka treguar edhe një herë qëndrimin e Amerikës në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Anëtari i Kryesisë së VV-së, Elvis Hoxha ka reaguar pas deklaratës së Escobar, duke publikuar një hartë.

Sipas Hoxhës në këtë hartë tregohet se si ndryshon territori i Maqedonisë së Veriut, pas këmbënguljes së Escobarit për asociacionin.

“Kjo është sipas Lëvizjes së Unitetit harta e asociacionit të komunave me shumicë shqiptare në Maqedoni të Veriut. Kjo hartë bëhet aktuale pas këmbënguljes së Escobarit.” – ka shkruar Hoxha.