Molliqaj: Aktiviteti i PDK-së i qëlluar, Berishaj pas shkarkimit duhet të ndiqet penalisht

Kryetari i partisë Socialdemokrate Dardan Moliqaj ka reaguar pas arrestimit të aktivistit të PDK, cili përmes një aksioni simbolik i gjuajti dinarë të Serbisë Martin Berishajt.

Sipas tij, aksioni i aktivistëve të PDK është i qëlluar.

“Aktivisti i arrestuar duhet të lirohet menjëherë. Kurse Martin Berishaj pas shkarkimit duhet të ndiqet penalisht. Përballë pushtetit arrogant e të rrezikshëm, opozitën duhet ta bëjmë çdo ditë duke e rritur intensitetin”, ka shkrua ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë:

Martin Berishaj nuk përfaqëson Kosovën por vetëm Kryeministrin dhe grupin e tij. Aksioni i aktivistëve opozitar të PDK është shumë i qëlluar. Afera e ambasadorit ka përmasa serioze.

Aktivisti i arrestuar duhet të lirohet menjëherë. Kurse Martin Berishaj pas shkarkimit duhet të ndiqet penalisht.

Përballë pushtetit arrogant e të rrezikshëm, opozitën duhet ta bëjmë çdo ditë duke e rritur intensitetin.