Hoxhaj: Çështja e presidentit është vendim i Këshillit Drejtues të PDK-së

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj është deklaruar për medie pas takimit me Këshillin Drejtues të partisë.

Ai ka thënë se në mbledhjen e Këshillit Drejtues është duke u analizuar rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Hoxhaj ka thënë se sa i përket çështjes së votimit të Vjosa Osmanit për kryetare të shtetit, ai tha se pret vendim nga Këshilli Drejtuese sepse ne dokumentet dhe rregulloret e PDK-së, këshilli drejtues merret me vendime për koalicione parazgjedhore e paszgjedhore.

“Në dokumentet tona, në rregulloret tona si parti politike është pikërisht e këshillit drejtues që të merr vendime për koalicione parazgjedhore e paszgjedhore. Ky nuk është koalicion parazgjedhor por është është situate konkrete e ajo çka kam bërë prej 5 nëntorit që e kam marr këtë detyre është që vendimmarrjen e kam sjell në kryesi e në organet e partisë. Por deri më tani nuk kemi asgjë konkrete”, ka thënë Hoxhaj.

Ai ka shtuar se kjo mbledhje më shumë ishte e fokusuar në zgjedhjet e 14 shkurtit, ndërsa shumë shpejt do të dal me një platformë se çka do të bëjmë me planin organizativ.

“Ajo çfarë kam bërë është që vendimmarrjen e kam sjell në Kryesi. Kauza e tyre është se çka duhet të bëjë PDK-ja që të ndryshoj dhe të reformohet. Në rezultatin zgjedhor të 14 shkurtit është duke u analizuar, shumë shpejt do të dal edhe me një platformë për ngritjen e PDK-së. Mbledhja do të zgjasë, pasi ka shumë folës”, tha Hoxhaj, i cili pas kësaj deklarate u kthye në sallën ku po mbahet takimi.