Lajm i hidhur: Ndërron jetë Xhevat Avdiu, punëtor i Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri

Gjatë ditës së sotme, ka ndërruar jetë punëtori i Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri, Xhevat Avdiu.

Lajmin për ndarjen nga jeta të Avdiut, e ka bërë të ditur Spitali “Sheikh Zayed” Vushtrri, spitalin në të cilin i ndjeri punoi 18 vite, siç e thekson edhe vetë Spitali “Sheikh Zayed” Vushtrri, me përkushtim, disiplinë e vetëmohim.

Ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare, duke lënë pas gruan me katër fëmijë. I ndjeri ishte shquar për respektin e treguar ndaj të tjerëve, afërsin dhe bashkëpunimin e ngushtë.

“Zoti i Madhërishëm e mëshiroftë, kolegun tonë dhe familjarin tuaj, Xhevatin”, shkruan Spitali “Sheikh Zayed” Vushtrri.