Hoxhaj i pikëlluar për vdekjen e babait të Veselit, rrëfen se çka i tha ai në takimin e fundit

Enver Hoxhaj ka reaguar pas vdekjes së babait të Kadri Veselit, Fazliut.

Hoxhaj me anë të një postimi në Facebook ka rrëfyer për takimin me Fazliun herën e fundit, kur Kadri Veseli ishte në Hagë.

“Ma shtërngoi dorën në shtëpinë e tij në Mitrovicë, ishte besimplotë dhe i palëkundur se Kosova do të bëhet. Ishte ai që me fjalët e tij na motivoi ne se duhet të mbledhim forcat dhe dhimbjen ta kthejmë në energji për të vazhduar punën e kryetarit Veseli në shtetndërtimin e Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj.

Postimi i plotë:

I paska mbyllur sytë përjetësisht babai i Kadrisë, Fazli Veseli! Herën e fundit kur e takova, pak ditë pasi Kadriu ishte nisur për në Hagë, ma shtërngoi dorën në shtëpinë e tij në Mitrovicë, ishte besimplotë dhe i palëkundur se Kosova do të bëhet. Ishte ai që me fjalët e tij na motivoi ne se duhet të mbledhim forcat dhe dhimbjen ta kthejmë në energji për të vazhduar punën e kryetarit Veseli në shtetndërtimin e Kosovës.

Një baba shembull që i edukoi të gjithë fëmijët e tij me ndjenjën e përhershmë të atdhedashurisë. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës.